Javët e fundit e kanë kthyer Flori Mumajesin sërish në rrjetet sociale.
Edhe kësaj here kantautori ka publikuar disa nga këngët e hershme të tij si “Fluturimi 3470”, “Playback” dhe “Ta boja me drita”.
“Të kishte tiktok atëherë?”, ka shkruar Mumajesi krah një prej postimeve, duke lënë të nënkuptuar pyetjen se sa sukses do të kishte bashkë me “Tiktok”.
Disa ditë më herë, Flori solli “Fatushin”, një produksion plot ritme dhe ngjyra duke theksuar faktin se kjo ishte një këngë për kritikët.
“Fatushi” numëron momentalisht 3.7 milionë klikime në kanalin e “Youtube”./revistawho.com