Make up duhet të kombinohet me ngjyrën tonë të lëkurës. Është një rregull kyç, që duhet ta vëmë në përdorim gjithnjë kur kemi për të blerë produkte kozmetike. Përse mos ta respektoni këtë rregull edhe me buzëkuqët?
Shkëlqyesit ngjyrë rozë i shkojnë të gjithave dhe në veçanti atyre që kanë lëkurë të çelët. Tonalitete pak më të ndezura si rozë e theksuar i shkojnë atyre që kanë flokë të kuq dhe lekurë të çelët.
Tonalitet e kafta janë ideale për flokë të kuq apo gështenjë, dhe me lëkurë jo shumë të çelët. Nxjerrin në pah të bardhën e syrit.
Ngjyra e purpurt kombinohet shumë bukur me lëkurë të errët dhe me flokët tek nuancat e errëta.
E kuqja e ndezur është një ngjyrë shumë e vështirë edhe pse i bukur. Është perfekt për ato që i kanë flokët ngjyrë të errët. Ndërsa ngjyrat metalizato, mbi të gjitha në buzë, janë shumë të vështira për t’u kombinuar për ato që kanë lëkurë të çelët. Kështu që bëni kujdes të mos e ekzagjeroni.