Fotografja Victoria Janashvili ka kaluar tre muaj duke fotografuar femra nudo të përmasave të ndryshme. Ato kanë dashur të japin një mesazh për mënyrën si shihen nga meshkujt, por edhe për femrat e tjera që janë mbi peshë dhe nën peshë, që kanë ndroje dhe turp nga format dhe linjat e tyre trupore. Madje fotografja Janashvili ka përfshirë dhe veten në këtë set me foto nudo.