Adele ka bërë bashkë të dashurin dhe ish-bashkëshortin në koncertin e saj. Më 1 korrik këngëtarja performoi në ‘Hyde Park’, Londër në koncertin e saj të parë në pesë vjet. Në koncert ishin të pranishëm edhe i dashuri i saj, agjenti sportiv Rich Paul, ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki dhe djali i saj Angelo, 9 vjeç. Të pranishëm në koncert ishin gjithashtu: Tom Cruise, James Corden, Niall Horan dhe Millie Bobby Brown nga ‘Stranger Things’. Gjatë shfaqjes, Adele këndoi hite si “Rumour Has It”, “Rolling In the Deep” dhe “Someone Like You”.