Valbona Selimllari ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku iu përgjigj pyetjeve të vogëlushëve dhe një prej tyre e pyeti se si është ajo si nënë dhe a i dënon ajo fëmijët e saj kur bëjnë gabime. Për t’iu përgjigjur pyetjes, Valbona thirri vajzën e saj Vivien, e cila zbuloi se dënimi që merr është të mos përdorë kompjuterin për një javë. Ndërsa Valbona u shpreh se mesa duket të gjitha nënat i dënojnë fëmijët njësoj.
Dardi: O Valbona, unë kur bëj gabime mami më thotë një javë nuk ka asnjë çokollatë. Po ti fëmijëve të tu kur bëjnë gabime çfarë dënimi i jep.
Valbona Selimllari: Shiko, Vivien është këtu në rresht të parë, e pyesim Vivien?
Alketa Vejsiu: Vivien ka qenë këtu te “Piter Pani”, por është rritur. Mirë se ke ardhur prapë moj Vivien, por ti je rritur je bërë gocë e madhe.
Valbona Selimllari: E di çfarë pyetje po më bënte? Po më thoshte nëse ju bëni gabime, a ju dënoj? Ju dënoj Vivien apo nuk ju dënoj?
Vivien: Po ndodh shumë herë.
Valbona Selimllari: Pa na e thuaj pak si ju dënoj?
Vivien: Mua mami më thotë gjithmonë që nuk ka kompjuter për një javë, por unë ja mbush mendjen dhe ajo më lë të luaj prapë.
Valbona Selimllari: A jam në një mendje me mamin tënd? Më duket se të gjitha mamatë kanë një mendje.