Në faqen zyrtare të radios në internet, midis të famshmëve të shumtë që janë shfaqur, para tre ditësh e kishte rradhën dhe një shqiptare. Bëhet fjalë për Era Istrefin, e cila tashmë duket se është bërë e pandalshme. Los40.com, midis përkujtimit për Prince dhe një lajmi për Enrique Iglesian, shkruan: “Kemi gjetur këngëtaren që revolucionarizoi Europën!” sipër fotos së Erës. Më tej, në të shkruhet: “Era Istrefi është një këngëtare që ka arritur famë stratosferike në botë nëpërmjet rrjeteve sociale. Një hit me 30 milionë shikime të cilin do ta dëgjojmë dhe do na kënaqë këtë të dielë!”. Ndërkohë, Era është duke përfunduar versionin në anglisht të këngës “BonBon” dhe po punon për realizimin e pjesëve që do përdorë porsa të futet në tregun ndërkombëtar. /kosovarja.com