Unaza është një prej aksesorëve më të pëlqyer dhe më të veçantët gjithashtu. Që nga unaza e fejesës apo ajo e martesës, deri tek ato që mbajmë si akesor plotësues apo kujtim, të gjitha e kanë një kuptim. Çdo gisht ka një kuptim unik.
Në gishtin e madh
Vendosja e unazës në gishtin e madh tregon që ke personalitet të fortë dhe je njeri i besueshëm.
Në gishtin tregues
Vendosja e unazës në gishtin tregues tregon që ke aftësi për të udhëhequr dhe autoritet të lartë.
Në gishtin e mesit
Unaza në gishtin e mesit do të thotë që ti mban të gjitha premtimet që jep.
Në gishtin e katërt
Unaza në gishtin e katërt, lidhet me ndjenjën, me dashurinë. Ti po shijon marrëdhënien tënde, fejesën, martesën. Mes të tjerash, ke shpirt të bukur dhe je tepër kreativ.
Në gishtin e vogël
Nëse e mban unazën në gishtin e vogël do të thotë se je person i ndjeshëm, por mjaft inteligjent.