Blogerja e njohur holandeze Negin Mirsalehi dhe partneri i saj Maurits Stibbe janë bërë prindër për herë të parë. Negin, e cila është shumë e njohur me mbi 7 milion ndjekës në Instagram ka sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Sam Eduard. Blogerja ka publikuar dy foto në Instagram duke ia ëmbëlsuar ditën ndjekësve.“Sam Eduard Stibbe Mirsalehi. Asgjë nuk krahasohet me këtë dashuri”, ka shkruar ajo. Negin dhe Maurits kanë më shumë se 15 vite bashkë teksa lidhjen e tyre e kanë bërë publike duke postuar shpesh foto krah njëri-tjetrit në Instagram.