Vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donaldi mbyllin sonte sezonin e parë të “Më lër të flas”. Në promon e emisionit janë zbuluar të ftuarit e natës së fundit, Dojna Mema, Vlashent Sata dhe Era Istrefi. Por si është të punosh me vëllezërit Veshaj? Regjisorja e emisionit Jona Hasiaj e ftuar në “Ftesë në 5” ka zbuluar 3 tekat prej “vipi” që kanë dy vëllezërit.
“Tri teka? “Organizim i çorganizuar” e kanë togfjalëshin e tyre primar. Kështu është dhe batuta e parë kur jam njohur unë me Donaldin. E dyta. ‘Jonë, ky është skenari’ ma sjell kryeredaktorja, Kristina. Dhe pas 5 minutash ‘ajo që është në fillim, kaloje pak në fund, dhe ajo që është në mes, kaloje pak nga qendra’, nuk e di domethënë. Dhe e fundit ‘këtë bluzen e bëjmë pak si më… është e bukur, është e bukur, hajde dalim kështu siç jemi’ këto janë”, ka thënë regjisorja.