Duket më e lumtur se kurrë në jetën e saj bukuroshja Françeska Jaçe. Ajo ka hedhur pas krahëve, problemet që kaloi pak kohë me parë dhe po shijon dashurinë. Vajza nga Vlora që u bë e famshme në “Big Brother” tregoi ne media se nuk e përjetoi mirë, shpërndarjen e videos ku ajo kishte përplasje fizike me ish-shoqen. Por duket se Françi e ka lënë në të shkuarën këtë episod, dhe po shijon të tashmen e artë. Ajo është shfaqur në krahët e të dashurit në rrjetin social “Instagram” ku çifti ka marrë shumë urime në komente. Nga ana tjetër Françeska u ka uruar të njëjtën gjë mikeshave duke shkruar “Në kokën tuaj”.