Ricky Martin ka fituar gjyqin kundër nipit të tij i cili e akuzoi për marrëdhënie seksuale dhe ngacmime. Në senacën gjyqësore të ditës së sotme, nipi 21-vjeçar e ka tërhequr pretendimin e tij. Kështu gjykata e ka rrëzuar masën e ndalimit që kishte vendosur për artistin një javë më parë.
“Ashtu siç e kishim parashikuar, urdhri i mbrojtjes së përkohshme nuk u zgjat nga gjykata. Akuzuesi i konfirmoi gjykatës se vendimi i tij për të pushuar çështjen ishte vetëm i tij, pa ndonjë ndikim apo presion të jashtëm. Akuzuesi konfirmoi se ishte i kënaqur me përfaqësimin e tij ligjor në këtë çështje. Kërkesa erdhi nga akuzuesi që kërkonte pushimin e çështjes. Nuk ishte asgjë më shumë se një individ me probleme që bënte pretendime të rreme pa patur absolutisht asgjë. Ne jemi të kënaqur që klienti ynë mori drejtësi dhe tani mund të ecë përpara me jetën dhe karrierën e tij”, ka thënë ekipi ligjor i Ricky Martin-it i cili mori pjesë në seancë përmes “Zoom-it”.
Kujtojmë se këngëtari rrezikonte deri në 50 vjet heqje lirie nëse do të shpallej fajtor.