Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës! 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Të Lidhur Nga Shqipëria

22/07/2022
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Të Lidhur Nga Shqipëria

Është verë. Momenti ideal për të eksploruar, thithur jodin e detit, shijuar ushqimet e mrekullueshme, jetuar aventurat, udhëtuar, forcuar lidhjen me natyrën. Secili prej nesh mund të bëjë atë që i pëlqen në këtë vend të bukur me male e me fusha, me det e me pyje, me arkeologji e jetë nate. Disa prej nesh duan detin dhe janë #TëLidhurNgaTurizmi. Disa të tjerë adhurojnë arkeologjinë, kulturën dhe janë #TëLidhurNgaTradita. Të tjerë adhurojnë ushqimin e mirë dhe janë #TëLidhurNgaShija. Ka nga ata që janëgjithmonë në kërkim të vendeve ekskluzive e të paprekura dhe janë #TëLidhurNgaNatyra. Pastaj vijnë më energjikët, me shpirtin e garës dhe dashurinë për sportin. Ata janë #TëLidhurNgaAventura. Por të gjithë ne, pavarësisht se çfarë na pëlqen, kemi një dashuri të përbashkët të madhe, vendin tonë dhe jemi #TëLidhurNgaShqipëria.





Dhe sa më shumë udhëtojmë e zbulojmë vendin tonë, aq më shumë dëshirë kemi të ndajmë në rrjetet sociale, nga çdo cep i tije në kohë reale, emocionet, pasionet dhe aventurat tona. Për këtë na vjen në ndihmë rrjeti më i mirëdhe më i shpejtë, Vodafone.

Anxhi Çeliku na ka dhuruar emocione të veçanta këtë verë me guidat në sitet kulturore, historike e arkeologjike. Duli Kasmi na ka bërë të kuptojmë se “Franca është këtu” me pamjet që të lënë pa frymë nga fushat me livando në Reç të Shkodrës. Fation Plaku, falë postimeve në kohë reale, na ka bërë një guidë virtuale në skuta të pashkelura e të panjohura të Shqipërisë, sidomos në bregdet. Ata kanë vazhduar kështu misionin e tyre si ambasadorë të natyrës, historisë, traditës dhe turizmit shqiptar.


Ndërkohë, shefat më të mirë të kuzhinës gërshetojnë si rrallëherë natyrën e bukur shqiptare me shijen, në një rrugëtim që ka nisur në muajin korrik dhe do të vazhdojë deri në shtator. Siparin e ka çelur shef Bleri Dervishi, i cili ka gatuar koran në varkë, në mes të liqenit të bukur të Pogradecit. Pastaj me disa përbërës që i ka ofruar vetë natyra, ai ka sajuar një recetë të veçantë në mes të pyllit. Shije e egër për kë do natyrën, të paprekurën. Magjia e fushatës #TëLidhurNgaShija do të na shoqërojë deri në fillim të vjeshtës dhe mezi presim të zbulojmë se cilët janë shefat e tjerë që i janë bashkuar kësaj aventure.

Por nuk janë vetëm blogerët dhe shefat e kuzhinës që po promovojnë Shqipërinë në këta muaj të nxehtë. Instagrami është pushtuar gjatë korrikut nga videot dhe fotot e rralla të një çifti hollandezësh, Nick dhe Hannah, të cilët në blogun e tyre SaltInOurHair ndanë me të apasionuarit pas udhëtimeve në të gjithë botën këshillat, sugjerimet dhe destinacionet më të bukura, që nga Berati e Gjirokastra, deri te plazhet e fshehta të Himarës. Falë paketës #VodafoneTouristPack, çifti i famshëm i blogerëve mundën të ndanin në kohë reale rrugëtimin në Shqipëri. Reel-i i tyre në Istagram, në kuadër të premtimit të Vodafone ndaj Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të promovuar Shqipërinë, ka koleksionuarderi tani plot 5 milionë klikime!

Dhe nuk ka nevojë të jesh bloger i njohur udhëtimesh, apo shef i famshëm kuzhine. Kushdo mund të bëhet pjesë e #TëLidhurNgaShqipëria falë Vodafone summer games, lojërave të përvitshme verore organizuar në plazhet më të bukura, ku abonentët Vodafone mund të fitojnë mes të tjerave shumëçmime.

Edhe ti mund të bëhesh pjesë e kësaj fushate, thjesht duke vendosur hashtagët #KudoMeVodafone dhe #itsAlbania në postimet e tua në Instagram. Së bashku ne mundemi ta bëjmë këtë një verë të paharrueshme!

Anxhi Celiku Dervishi 2 Dervishi 3 Dervishi 4 Salt2 SaltInOurHair summar games summer games2 dulikasmi fationplaku malaveci2 malaveci3 malaveci4 malaveci5
<
►
>
Nick dhe Hannah
Tags: ShqipëriaVodafone
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!
Breaking News

15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!

19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!
Breaking News

“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!

19/01/2026
Next Post
Pas tradhtisë së Tristanit, Khloe Kardashian jep mesazhin që duhet ta dëgjojë çdo vajzë

Pas tradhtisë së Tristanit, Khloe Kardashian jep mesazhin që duhet ta dëgjojë çdo vajzë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera