Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve 12/01/2026
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti 11/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit 11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta 11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Adelina Ismaili: Nëna ime, më e mençura në botë. Sakrificat që ka bërë për mua

26/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Është përcjellë sot për në banesën e fundit, mamaja e artistes unike të skenës shqiptare Adelina Ismaili… Po cili ishte roli i Monës në karrierën e Adelinës dhe çfarë i mësoi ajo të bijës?! Të gjitha këto Adelina i ka treguar vetë në intervistën e saj të fundit për mediat shqiptare, në kopertinën e “WHO” në dhjetor të 2014… Një rrëfim i ndjerë për të ëmën, që i dha gjithçka.





Mona, nëna juaj, edhe pse paksa e sertë, konsiderohet një grua shumë e zgjuar. Do ta kishe guximin që ta gjykoje Monën për vendimet e saj kah teje?

Shumica e grave të emancipuara në Kosovë, që janë të gjeneratës së mamit, janë gra të ashpra. U jap Oskarin atyre që arrijnë të aktrojnë të kundërtën. Si fëmijë i prindërve të dalë nga Lufta e Dytë Botërore ku çetnikët kishin ekzekutuar shumicën e meshkujve, ata gjetën mënyrën të financonin shkollimin e vajzës, e cila në komunizëm është persekutuar vazhdimisht si “bija e nacionalistit”. Okupimi nga Serbia, për një grua dhe nënë që ka 3 fëmijë, punën në bibliotekë dhe punën në Fakultetin Filozofik, gjithë mirëmbajtjen e shtëpisë në supe dhe frikën konstante nga milicia serbe e etiketuar si “separatiste” sepse gjente kohë edhe për pjesëmarrje në demonstrata, mendoj që është gruaja më e fortë në botë. Shto këtu mua si emër i njohur, pastaj luftën e Kosovës; pas luftës, mjerimin dhe përballjen me njerëz që shkollën e kanë njohur vetëm kur i ka zënë nata dhe janë futur të urinojnë aty, Mona është gruaja më e mençur në planet. Nuk mund ta gjykoj, sepse, çdo vendim që ka marrë karshi meje, edhe kur më ka detyruar të mësoj, edhe kur më ka privuar nga daljet me shoqe e shokë si pasojë e frikës që mund të më lëndojë dikush qëllimisht, edhe averzioni i saj karshi njerëzve primitivë që pasuroheshin brenda natës, edhe tmerri në sytë e saj kur më kërcënonte: “Po të zura të përvidhesh nga dritarja si ato që po shoh, do të ta lë kokën te Tregu i Jevgut midis Peje”, si kur na jepte kurajë gjatë luftës: “Mos keni dert, shpejt lodhen këto egërsira”, si në çdo moment të jetës, ajo nuk më lë hapësirën më të vogël ta gjykoj. Ajo është gjykatësi më i rreptë në jetën time, por mua më duhej një i tillë. Sepse, unë fluturoja pa njohur rreziqet, ajo më kthente me këmbë në tokë. Nuk ia fal gjyqet që i ka bërë vetes. Iu kam përgjëruar në gjunjë të shpërfillte injorancën kolektive që ishte krijuar rreth nesh: etiketohej pse kishte flokë biondë! Dallojmë vetëm në perceptimin e lirisë. Ajo e privon veten nga kënaqësitë, unë jo. Këtu ndodhin konfliktet, të cilat ajo i ekzagjeron. I ngjaj nënës së saj, gjyshes, që më ka rritur; këtë ma thotë herë me dashuri, herë ndryshe (qesh).


Tags: Adelina Ismaili
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve
Breaking News

Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve

12/01/2026
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti
Breaking News

Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti

11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta
Breaking News

Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta

11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!
Breaking News

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!

10/01/2026
E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!
Breaking News

Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja!

10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!
Breaking News

“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!

10/01/2026
Next Post
Cozman “llaston” veten pas ndarjes me Tunën, ble diamante

Cozman “llaston” veten pas ndarjes me Tunën, ble diamante








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera