Chris Rock ka rikujtuar momentin që bëri bujë gjatë ceremonisë së çmimeve “Oscar”, kur Will Smith e qëlloi me shuplakë pas një komenti që ai bëri për gruan e tij. Së fundmi gjatë një shfaqje stand-up, Rock ka treguar se shuplaka i ka dhembur, por sërish ka shkuar në punë të nesërmen.“Kushdo që thotë fjalë të lëndojnë nuk është goditur kurrë në fytyrë,” tha Rock. “Po, ajo dhemb… Por unë u çova dhe shkova në punë të nesërmen”, u shpreh komediani.