Një incident ndodhi në koncertin e Dua Lipës në Toronto, ku disa fansa futën fishekzjarre brenda ambienteve ku u mbajt koncerti. Të paktën tre persona pësuan lëndime të lehta. Dua ka reaguar me një postim në Instastory duke thënë se ajo dhe ekipi i saj janë tronditur dhe hutuar. Ajo kërkoi falje për ngjarjen dhe tha se po punohet për tu zbuluar si ndodhi ky incident.
“Mbrëmë, fishekzjarre të paautorizuara shpërthyen në turmë gjatë performancës time në Toronto. Krijimi i një hapësire të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në shfaqjet e mia është gjithmonë prioriteti im i parë, ekipi im dhe unë jemi po aq të tronditur dhe të hutuar nga ngjarja sa ju të gjithë. Është ndërrmarrë një hetim në vazhdim për ngjarjen ku po punohet shumë për të zbuluar se si ka ndodhur ky incident. Sjellja në jetë e këtij spektakli për fansat e mi ka qenë një përvojë kaq e mahnitshme dhe më vjen thellësisht shumë keq për këdo që tani ndjehet i frikësuar, i pasigurt”, ka shkruar Dua.