Fifi i ka surprizuar të gjithë me deklaratën që ka bërë në Instagram duke lënë të kuptohet se ajo dhe Adis Patushi po mendojnë të hedhin një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre që është pikërisht martesa. Këngëtarja ka qenë e ftuar së fundmi në një dasmë, nga ku ka publikuar një video duke filmuar çiftin dhe bën një urim. “Urime! Mas jush Inshallah”, shkruan Fifi duke lënë të nënkuptohet se një dasmë është në planet e saj dhe Adisit.