Moderatorja Alketa Vejsiu, ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një situatë tepër të papritur për të teksa është nisur me pushime. I ka humbur valixhja në Vjenë. Edhe pse situatën e ka marrë me sportivitet, ajo ka pyetur ndjekësit nëse kanë kaluar një situatë të ngjashme dhe çfarë është bërë me valixhet e tyre.
“Kam 4 ditë që më ka humbur valixhja transit ne Vjenë! Pa rroba, vetëm me cantë dorë, në këtë udhëtim do shikoni megjithatë një njeri të gëzuar. Nëse keni përvoja të ngjashme, më thoni, ju ka ardhur valixhja?”, është shprehur Alketa.
Këtë vit linjat ajrore dhe aeroportet në të gjithë botën po kalojnë një “kaos”, ndaj dhe s’është e çuditshme t’iu ketë ndodhur një situatë e ngjashme.