Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson janë bërë sërish prindër. Ka ardhur në jetë djali i tyre nga një nënë surrogate.
Emri i bebushit nuk është bërë ende i ditur. Lajmi se dyshja do të bëheshin prindër sërish, u bë publik në mes të korrikut.
Khloé dhe Tristan janë gjithashtu prindër të True, vajzës së tyre, të lindur në prill të vitit 2018, një vit pasi Tristan u bë baba i një djali me ishin e tij Jordan Craig. Historja e tyre ka qenë për një kohë të gjatë kryefjala e medieve rozë, për ndarjet dhe bashkimet si dhe për tradhëtitë e Tristan-it.