Dashi
Sot do të jeni shumë me tolerantë ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë super. Mes jush nuk ka për te ndodhur asgjë e keqe, përkundrazi. Beqarët do kenë takime, por asnjeri prej tyre nuk do përfundojë në lidhje afatgjatë.
Demi
Do kërkoni qetësi ne jetën tuaj ne çift gjatë ditës së sotme. Yjet do jenë pranë jush gjithë kohës pranë dhe do ua plotësojnë të gjitha dëshirat. Beqarët do realizojnë disa takime fantastike me persona mjaft interesantë.
Binjakët
Sot do jete dita e vendimeve te mëdha për ju qe jeni ne një lidhje. Nëse keni pasur debate te forta kohet e fundit, mund të mendoni edhe për një ndarje që nuk ka kthim.
Gaforrja
Ditë shumë e qëndrueshme do jete e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Do jeni të logjikshëm dhe me maturi do i zgjidhni disa hatërmbetje të së shkuarës. Beqarët do fillojnë një lidhje, por ajo nuk do zgjasë aq sa ata e kane ëndërruar.
Luani
Ditë e bukur dhe e mbushur me momente te këndshme do jetë e sotmja për të dashuruarit. Çdo gjë do t’iu ecë për mrekulli dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni.
Virgjëresha
Sot do merreni vesh më së miri me partnerin tuaj dhe te gjithë do iu kenë zili. Shumë do iu adhurojnë për mënyrën e komunikimit dhe për tolerancën ndaj njeri-tjetrit. Beqarët as qe do e kenë mendjen te krijimi i një lidhjeje sepse kanë shumë punë.
Peshorja
Ditë fantastike për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka ka për te ecur për mrekulli mes jush dhe partnerit kështu që në çdo moment do përjetoni emocione.
Akrepi
Perspektivat për jetën tuaj në çift duken të jenë të mira. Mes jush dhe partnerit do mbizotërojë harmonia, qetësia dhe mirëkuptimi. Beqarët do jenë mjaft kërkues dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë një person qe do ju përshtatet në çdo pikë.
Shigjetari
Ditë e zakonshme dhe fatmirësisht pa probleme e sotmja. Me partnerin do ndiheni gjithmonë mirë dhe nuk do keni aspak probleme.
Bricjapi
Do ndiheni mjaft mirë me partnerin tuaj gjatë kësaj ditë dhe tashmë do jeni gati të hidhni edhe hapa më tej me të. Çdo gjë për ju do jetë fantastike. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm ndryshime rrënjësore.
Ujori
Dita e martë nuk do jetë shumë e mirë për ata që janë në një lidhje. Do keni goxha mosmarrëveshje me partnerin tuaj dhe në një moment do mendoni edhe t’i jepni fund gjithçkaje.
Peshqit
Sot do hidhni ju hapat për t’u pajtuar me partnerin. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do gjeni mënyrat e përshtatshme për të kërkuar falje.