Përveç këngës, Ylli Limani njihet dhe për natyrën e tij plot humor. Teksa është në kulmin e karrierës, çdo natë e gjen veten në qytete të ndryshme në koncerte. Por së fundmi i ka ndodhur e papritura. Pas koncertit në Kosovë Yllin e kanë marrë “peng”. Ai shihet në makinë me Don Xhonin dhe në një situatë krejtësisht “funny”, Ylli thotë se e ka marrë “peng”.
“Pas koncertit sonte, ky ka ardh me njerëzit e tij dhe më ka marrë, mund të them peng. Momentalisht jam në Drenicë.Ndihmë, më ndihmoni”, ka thënë Ylli.
Kujtojmë se dy artistët kanë një miqësi të fortë pasi shihen shumë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.