Është në prag të të 60-ave, por për Demi Moore, vitet nuk kanë asnjë rëndësi. Këtë e vërteton seti i ri fotografik ku ajo reklamon kostumet e banjës të markës “Andie Swim”. Aktorja është shfaqur në super formë duke pozuar në brigjet e jugut të Shteteve të Bashkuara. Veçantia e kësaj linje të re të është se kostumet e banjës janë dizanjuar nga vetë 59-vjeçarja, e cila në këtë mënyrë ka zbuluar publikisht pasionin dhe talentin si dizajnere në fushën e modes. Moore shprehet se dizajni i krijon një lumturi të veçantë e kjo shihet qartë nga këto foto.