Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline pak ditë më parë postoi një video ku shfaqej këngëtarja duke u bërtitur dy djemve të tyre, të cilët në atë kohë ishin 11 dhe 12 vjeç. Federline pretendon se se Britney është një nënë e keqe për postimin e imazheve nudo të saj në rrjete sociale. Por këngëtarja ka gjetur mbështetjen nga bashkëshorti i saj aktual Sam Asghari. Ai ka lavdëruar aftësitë e saj prindërore dhe deklaroi se shpreson që këngëtarja do t’i disiplinojë “fëmijët e tyre të ardhshëm” në një mënyrë të ngjashme nëse ata nuk sillen mirë.