Më 22 Gusht Dua Lipa mbush 27 vjeç. Por festa ka nisur që mbrëmjen e djeshme. Këngëtarja është surprizuar nga miqtë e saj teksa ndodhen në Ibiza. Në rrjet janë publikuar pamjet kur Dua surprizohet me një tortë teksa ajo mbush sytë me lot e emocionuar nga ky moment. Dua shihet e veshur me ngjyrë argjendi në pjesën e sipërme dhe fund xhinsi të bardhë me një rrip të zi. Teksa miqtë i këndojnë këngën e ditëlindjes, ajo i fryn qirinjve dhe falenderon për surprizën miqtë e saj.