Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë bërë prindër për herë të parë. Djali i tyre Nolan ka lindur të shtunën më 20 gusht. Kujtojmë se Dojna pak ditë më parë rrëfeu për revistën “Who” emocionet dhe rrugëtimin që ka përjetuar për këto 9 muaj. Nga nepset deri tek emrat që kishin menduar për vogëlushin, që tashmë u bë i ditur, Nolan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dojna në “Instagram”.