Në fillim të këtij muaji në Prishtinë u mbajt “Sunny Hill Festival” për katër ditë rresht. Ndër artistët e shumtë që performuan në këtë festival ishte edhe reperi i njohur si Azet. Pas performancës në “Sunny Hill”, reperi bëri “zhurmë” me një dedikim për Dua Lipën. Ai postoi një foto me Duan duke shkruar se ishte i zënë dhe si “konfirmim” vendosi një zemër dhe një dry. Por sot, ai ka marrë sërish vëmendje me një postim që ka bërë në “Instagram”. Reperi ka publikuar disa foto krahas së cilave ka shkruar “Jam sërish single”, duke etiketuar dhe Dua Lipën. Çfarë po ndodh këtu?