Në festën e lançimit të produkteve të reja të Kylie Jenner, vajzat e familjes Kardashian-Jenner morën të gjithë vëmendjen me paraqitjen e tyre. Për rastin, Kylie ishte veshur me një fustan të bardhë me mëngë të gjata, taka të bardha dhe flokët e kapur. E ëma Kris Jenner dhe Khloe Kardashian u kombinuan me njëra-tjetrën, të dyja të veshura me kostume rozë. Kim dhe Kourtney u kombinuan gjithashtu bashkë, të veshura me të zeza ndërsa Kendall bëri diferencën me një fustan elegant të ngjitur pas trupit me detaje futuriste.