Po mbahet sot në “Air Albania Stadium” ndeshja e boksit mes Florian Markut dhe meksikanit Miguel Parra Ramirez. Mes personazheve të njohur që ndodhen në stadium për të parë ndeshjen, është edhe Dukagjin Lipa. “Revista ëho” ka siguruar këto foto ku Lipa shihet se ka takuar ish kapitenin e kombëtares Lorik Cana dhe ish sulmuesn Igli Tare, të cilët janë ulur në rreshtin e parë pranë Ringut. Në foto të tre shfaqen duke biseduar pak para ndeshjes, e cila po pritet me padurim. Kujtojmë që Dukagjin Lipa ndodhet në Tiranë për “Sunny Hill Festival”, që do të nisë të premten në Tiranë dhe do të përfundojë të dielën. Festivali do të mbahet te Liqeni Artificial i Tiranës, ku skena dhe çdo detaj tjetër tashmë është gati për të mirëpitur edicionin e parë të këtij eventi muzikor në Shqipëri.