Rita Ora e nis mëngjesin me një tas me fasule, një pjatë kjo shumë e dashur për shqiptarët. Por jo vetëm! Në fakt fasulet janë të pëlqyera edhe nga britanikët, por ndryshe nga shqiptarët që i gatuajnë për drekë, në Britani fasulet konsumohen në mëngjes. Rita ka postuar një foto ku produkteve të tjera që ka në pjatë, në qendër shihen fasulet dhe shkruan se ky është një mëngjes për kampionët, bazuar në kaloritë që merr. Kujtojmë që Rita pritet të vijë në Tiranë në shtator për një koncert madhështor.