Ibrahim Tatlises duket se është në gjendje të mirë shëndetësore pas aksidentit të frikëshëm që pësoi ditën e djeshme në Bodrum, ku mbetën të lënduar edhe katër persona të tjerë. Artisti kishte ngecur në automjet dhe është nxjerrë nga ekipet e shpëtimit, Më pas Tatlises është dërguar në spital, ku i është nënshtruar trajtimit mjekësor. Sipas mediave turke, ai ka pësuar disa tronditje por gjendja e përgjithshme e tij është e mirë. Artisti ka reaguar me një video të publikuar nga spitali, ku ka njoftuar fansat e tij se do të performojë në koncertin e paralajmëruar në Bodrum dhe se mjekët i kanë dhënë lejen për të kënduar pasi gjendja e tij është përmirësuar.