Mediat britanike raportojnë se Mbreti Charles thuhet se i ka thënë Princit Harry që të mos e marrë gruan e tij, Meghan Markle me vete në Kalanë Balmoral ku anëtarët e tjerë të familjes mbretërore i dhanë lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth II. Sipas The Sun, Harry mori një telefonatë nga babai i tij duke i kërkuar që të mos sillte Meghan. “Charles i tha Harry-t se nuk ishte e drejtë apo e përshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një kohë kaq të trishtuar”, tha një burim. “Iu theksua se dhe gruaja e William nuk do të shkonte dhe se vetëm anëtarët më të afërt të familjes duhet të ishin të pranishëm. Charles e bëri shumë të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur”.