Psikologu i jep shpresa Jamanit se Seherit do i kthehet kujtesa. Ai i thotë se gjendja e saj është e vështirë, por jo e pamundur. Seher nis të kërkojë informacion për Jamanin pasi doktori i tha që duhet ta njohë më shumë dhe kjo gjë mund ta ndihmojë të kujtojë. Ajo mëson më shumë për Jamanin edhe nga Neslihan, Xhenger e Zija. Seher sheh albumin e fotografive dhe nuk i pëlqen aspak vetja ndërkohë Jaman kujton momentet e tyre së bashku. Ai ka frikë vetëm diçka, momentet e errëta të së shkuarës, të cilat nuk do që Seher t’i shohë sërish.