Tom Brady dhe Gisele Bündchen kanë më shumë se një muaj që po jetojnë të ndarë, thotë një burim për People. Sipas burimit vendimi i Brady për t’u rikthyer në futboll ka qenë një pikë pengese për supermodelen, e cila ka thënë se dëshiron që ai të jetë më i pranishëm me fëmijët e tyre. Ajo kërkon që legjenda e futbollit të sigurohet që të gjejë kohë për familjen e tij.
“Gisele është e zënë me jetën e saj tani dhe ka kaluar kohë larg Tomit në Miami dhe Nju Jork”, thotë një burim i brendshëm.
Megjithatë burimi shton se “nuk ka ndonjë ndarje formale në këtë pikë, ata do të donin t’i zgjidhnin gjërat.”