Jonida Vokshi ka konfirmuar se do të jetë krah moderatorit Alaudin Hamiti në prezantimin e “Big Brother Kosovo”. Së fundmi është konfirmuar edhe emri i opinionistit, do të jetë Olti Curri. Mes të dhënave për “reality show-n”, nuk ka një datë të caktuar se kur do të nisë. Megjithatë në një “Ask me a question” në “Instagram”, Jonida e ka zbuluar, do të nisë në tetor. Veç kësaj, ajo ka zbuluar edhe punën e saj të parë, ka qenë “Top Select” në vitin 2004. Në planet e zgjerimit të familjes, duket se Emi nuk do të mbetet vetëm. “A lihet vetëm kjo dashuria?”, ka shkruar Jonida krahas fotos me të bijën.