Aktorja e njohur Kate Winslet është dërguar në spital pasi u plagos gjatë xhirimeve të filmit të saj të ri “Lee” në Kroaci. Kate, e cila do të interpretojë fotoreporteren amerikane Lee Miller, raportohet se ka vrarë këmbën. Fotot e publikuara nga mediat vendase tregojnë aktoren duke shkuar në një spital në Dubrovnik.
Pas vizitës, mjekët vendosën se ajo nuk kishte nevojë për shtrimin në spital. Përfaqësuesi i saj tha për “Daily Mail” se ajo rrëshqiti dhe u dërgua në spital si masë paraprake. “Ajo është mirë dhe do të vazhdojë xhirimet siç ishte planifikuar këtë javë.”, ka thënë ai.