Sot blogerja e njohur Sarah Berisha feston ditëlindjen. Mes urimeve të shumta, nuk ka munguar ai i partnerit të saj, Dj PM-it.
“N’Romë jom kan, po romantik sjom hiq, s’po di çka me shkru veç urime ditëlindja zemra jem e mirë, t’i uroj krejt t’mirat e botës, e ishalla sukseset nuk t’ndalen kurrë. Të dua Sarushka ime”, ka shkruar ai krahas fotos së të dyve. Kujtojmë se dyshja u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” dhe po shijojnë lidhjen e tyre prej disa muajsh tanimë.