Një ditë më parë Sarah Berisha festoi ditën e lindjes. Mes urimeve, ai që ra në sy ishte ai i partnerit të saj, Dj PM. Blogerja e ka festuar ditëlindjen mes miqsh, teksa ajo që ka rënë në sy ka qenë edhe prania e Einxhelit. Pak ditë më parë, e ftuar në “Goca dhe gra” Sarah u shpreh se me Einxhelit ruajnë marrëdhënie normale, teksa shtoi se dy partnerët respektivë janë kolegë dhe miq shumë të mirë. Einxheli ka postuar një “Instastory” ku uron Sarën, ndërsa kjo e fundit e ka ripostuar me një zemër.