Mirë se vini në tetor, Binjakë. Ju jeni një shenjë e njohur për sharmin tuaj dhe ju keni një stil si askush tjetër, kështu që mezi prisni Halloëeen-in. Fatmirësisht, Mërkuri retrogradë shkon drejtpërdrejt në fillim të muajit, duke filluar nga e diela, më 2 tetor, kështu që ju mund të prisni më pak konfuzion ndërsa afrohet Halloween. E diela e 9 tetorit, sjell hënën e plotë. Hënat e plota janë kohë kulmore dhe shënojnë fundin e një cikli. Është koha të pushoni dhe kujdesuni për veten, sepse mund të vijnë shumë ftesa për festa në fund të muajit. Më në fund, Saturni, shkon drejtpërdrejt të shtunën, më 22 tetor. Saturni retrogradë ju kërkoi të ruani kufijtë, por tani duhet të ulni muret për t’u bërë më i disponueshëm emocionalisht. Sezoni i Akrepit fillon të dielën, më 23 tetor. Kjo kohë e vitit mund të nënkuptojë dashuri dhe epsh, Binjakë, por është gjithashtu një kohë për të punuar me veten tuaj. Sezoni i Akrepit është i shkëlqyer për dashurinë ndaj vetes. Kaloni më shumë kohë me familjen, kujdesuni për lëkurën tuaj. Afërdita, perëndeshë e dashurisë, bukurisë dhe bollëkut, hyn në Akrep të dielën, më 23 tetor, duke e bërë këtë një fundjavë ideale për të vizituar spa-n ose për t’u kënaqur me cilindo ritual të bukurisë qetësuese. Vazhdoni të mbështeteni në kujdesin ndaj vetes sepse mund të ketë ditë stresuese përpara. Ka një hënë të re dhe një eklips diellor në Akrep, më 25 tetor. Këto ngjarje qiellore mund t’i lënë të gjithë në ankth, kështu që është në rregull nëse më mirë qëndroni brenda. Është një justifikim i shkëlqyeshëm për të planifikuar kostumin tuaj ose për të eksperimentuar me idetë e grimit të Halloween-it. Marsi, i cili sundon energjinë primare seksuale, ambicien dhe luftëtarin tonë të brendshëm, shkon retrogradë në shenjën tuaj, Binjakët, të dielën më 30 tetor. Ndonjëherë kur Marsi është retrogradë, gjithçka që duam të bëjmë është të jemi dembelë, por si flutura sociale e zodiakut, mund të ndiheni të mërzitur nëse nuk festoni Halloween këtë vit. Prandaj, ju lutemi, sigurohuni që të keni planifikuar një kostum përpara se Marsi të shkojë retrogradë, ose përndryshe mund të humbisni një mundësi për të kërcyer dhe flirtuar. Shihemi muajin tjetër./revistawho.com