Xhemi Shehu është rikthyer në ekran pas një shkëputjeje të gjatë në “shtëpi” teksa dje ka prezantuar krah Fjoralba Ponarit dhe Salsano Rrapit puntatën e parë të programit “Portokalli” për këtë sezon
Në një intevistë për “Wake Up” Xhemi ka zbuluar më shumë për rikthimin, duke zbuluar edhe personin që e bëri të mundur rikthimin e saj.
“Rikthimi im në “Portokalli” është si taman një histori dashurie nga këto që zihesh, ndahesh dhe bashkohesh prapë se të merr malli se nuk shkëputesh dot. Është e pabesueshme, unë nuk e dija që do rikthehesha. Nuk e mendoja këtë rikthimin. Madje kisha menduar se isha shkëputur përfundimisht nga ekrani. U futa pak në shina me “Qesh mirë kush qesh i fundit” por ai ishte një format i shkurtër. Mendoj se nuk më janë ndezur mirë motorët se pas dy vitesh shkëputje duhet pak punë. Por, ndjesia ime është sikur nuk jam shkëputur asnjëherë duke qenë se edhe me kolegët kam pasur kontakte. Në fakt Salsano u bë shkak i rikthimit. Ai realizoi një takim mes meje dhe drejtuesve dhe ramë dakord për një rikthim”, tha ajo.