Icardi po has me probleme, si në fushën e sportit edhe në atë private. Disa para ndeshjes kundër Adana Demirsporit në Superligën Turke, ai tha se kishte probleme fizike dhe u tërhoq nga ndeshja e fundjavës. Futbollisti mori vendimin të nisej për në Argjentinë për të zgjidhur problemet me Wanda Narën. Tifozët e Galatasaray-t nuk e pritën mirë kur mësuan se Mauro Icardi preferoi të shkonte në Argjentinë dhe jo të vijonte stërvitjen për ndeshjen e radhës. Por ndonëse Icardi ka shkuar në Argjentinë për tu përballur me ish partneren, ajo nuk e ka lejuar të hyjë në shtëpinë e saj dhe kishte udhëzuar rojet e sigurisë ta pengonin.