Kanye West është sërish në vëmendje të mediave me veprimet e tij. Këtë herë reperi prezantoi koleksionin e tij Yeezy Season 9 gjatë Javës së Modës në Paris. Por midis dizajneve bluza e reperit ngjalli shumë polemika në rrjet pasi shkruhej: “Njerëzit e bardhë kanë rëndësi” (White Lives Matter).
Redaktorja e “Vogue”, Karefa-Johnson reagoi e irrituar duke u shprehur: “Jam e acaruar. Sjellje e papërgjegjshme. Ishte thellësisht fyese, e dhunshme dhe e rrezikshme”.
Kanye reagoi duke postuar imazhe të shumta të redaktores në faqen e tij zyrtare në Instagram, ku ofendonte zgjedhjet e stilit të saj. Pas ofendimeve të reperit ka ndërhyri Gigi Hadid, e cila e quajti “bullizues”.
“Ti do doje të kishe 1 përqind të intelektit të saj. Nuk e ke idenë haha. Ajo mund të jetë personi i vetëm që mund të të shpëtojë. Ti je një bullizues”, shkroi Gigi.
Karefa-Johnson më vonë reagoi edhe vetë duke shkruar: “Bluzat që ky njeri i konceptoi, i prodhoi dhe i ndau me botën janë dhunë e pastër. Nuk ka asnjë justifikim, nuk ka art këtu. Unë mendoj se nëse do ta pyesje Kanye, ai do të thoshte se kishte art, revolucion dhe të gjitha gjërat në atë bluzë. Nuk ka”.









