Kolegji Mbretëror i Mjekëve i Mbretërisë së Bashkuar thotë se studimet kanë treguar se E-cigaret janë metoda më e sigurt për ata që janë të vendosur ta lënë duhanin. Ato mund të ndikojnë edhe në përmirësimin e jetës së miliona njerëzve, sipas një raporti të ri. Sipas këtij studimi, thashethemet se E – cigaret janë të dëmshme nuk vlejnë. Kohëve të fundit, është rritur në mënyrë të vazhdueshme shitja e tyre, që nga viti 2007,kur dolën në shitje për herë të parë në Britani të Madhe. Që nga viti 2012, E-cigaret kanë zëvendësuar çamçakëzët, për t’u bërë zgjedhja më e popullarizuar për të ndërprerë duhanin në Angli. Kolegji Mbretëror i Mjekëve thotë se duhanpirësit që përdorin e-cigare apo medikamente të përshkruara, me mbështetjen e mjekun e tyre, kanë më shumë gjasa për të lënë përgjithmonë.