Belen Rodriguez ka folur në programin “Le Iene” çështjen delikate të obsesionit pas përsosmërisë duke bërë operacione plastike e duke përdorur filtra e fotoshop për të ndryshuar pamjen. Belen pranoi se ka përdorur disa ndryshime në fotot që publikon, por pa e tepruar. “Nëse dikush ka një shqetësim duhet të ndihmohet, jo të shqetësohet më tej. Sepse shoh kaq shumë njerëz të deformuar në pamje, në fytyrë. Pyetja që i bëj vetes është: pse njeriu duhet të shkojë te një kirurg plastik që të katandiset kështu?”, u shpreh ajo.








