Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle janë parë duke u argëtuar në publik dy javë pas funeralit të mbretëreshës Elizabeth. Ata morën pjesë në një koncert të këngëtarit amerikan Jack Johnson në Santa Barbara Bowl në Kaliforni, ku janë fotografuar duke pirë, kërcyer dhe duke u argëtuar.

Çifti u pa në një seksion privat të koncertit me dhjetë persona të tjerë. Të dy janë parë duke kërcyer gjatë koncertit.








