Pasi e bëri të qartë publikisht se nuk e fal të ëmën, e cila i kërkoi ndjesë, Britney Spears ka shpërthyer edhe ndaj babait të saj, Jamie Spears duke u shprehur se ai e ka trajtuar si qen gjatë periudhës kur ishte nën kujdestarinë e tij për 13 vite.
“Pse ti dhe familja më trajtuat si një qen? Çfarë ju bën juve kaq të veçantë? Çfarë i bën fëmijët tuaj, të tjerë kaq të veçantë sa mua zgjodhët të më trajtonit si një qen”, shkroi këngëtarja duke u shprehur se i lutet Zotit që i ati të përjetojë vetëm 5 minuta nga dhimbja që ajo ka ndjerë.
“Uroj të digjesh në ferr”, shkroi Britney për të atin. “Gjithmonë më thoshte se isha e shëndoshë, kështu që nuk ndihesha kurrë e bukur. Ai nuk ishte kurrë një baba për mua, sepse ai ishte gjithmonë i dehur! Kush është ai baba që i thotë vajzës se i dashuri i saj ka një trup perfekt dhe se ajo vetë ka shumë punë për të bërë për të qenë në formë.”
“Do e them deri ditën e fundit të jetës sime, familja ime më shkatërroi jetën”, deklaroi Britney.








