Një vit më parë batuta me “çantën n’krah” u bë hit në rrjete sociale dhe Vjollca u kthye në një nga personazhet më të komentuar. Së fundmi Flori Gjini e ka risjellë në ekran Vjollcën, por në një rrëfim ndryshe përmes emisionit “Real People” në Euroneës. Vjolla foli për jetën e saj personale, ku tregoi se bashkëshortin e pa për herë të parë ditën kur u fejua ndërsa fëmijën e parë e solli në jetë në moshën 24-vjeçe, një vit pasi u martua. Për daljen e saj televizive, Vjollca u shpreh se ka marrë kritika nga të afërmit. Madje me një nga nuset e djemve nuk flet. Por shtoi se tani i ka rregulluar marrëdhëniet me djemtë dhe se nuk i ka ardhur mirë që batuta e saj u bë virale. “Nuk më vjen mirë që batuta ime u bë ashtu. U pendova për atë që thashë, sepse ndihem keq. Më thonë ke dalë në televizor, por mu më nxori e keqja”, tha ajo ndër të tjera gjatë intervistës me Flori Gjinin.