Dukesha e Sussex, Meghan Markle është rrëfyer si rrallëherë për revistën “Variety” duke treguar sesi është jeta e saj dhe e Harry-t në SHBA, pas largimit nga Mbretëria. Meghan u ndal edhe tek ushqimi i preferuar i princit dhe nëse mendoni se do të ishte ndonjë pjatë nga ndonjë restorant luksoz, në fakt është e kundërta. Dukesha tregoi se Princ Harry-t i pëlqejnë ushqimet ‘fastfood’ dhe veçanërisht hamburgërët e In-N-Out.









