Këngëtarja e njohur, Jamelia, është bërë nënë për herë të katërt. 41-vjeçarja ka sjellë në jetë një tjetër vajzë, pas dy vajzave, Teja, 21-vjeçe dhe Tiani, 17-vjeçe, nga lidhjet e mëparshme dhe True, 4-vjeçe me bashkëshortin e saj, me të cilin është martuar në vitin 2017.
Ajo e quajti të pasurit e katër vajzave si “dhuratat më të mira”, pavarësisht se lindja nuk ishte aspak e lehtë. Jamelia tha për revistën “Hello!”se kishte nevojë për një operacion urgjent cezarian në javën e 36-të. Ishte kaq e frikshme. Ndjeva sikur isha në lindje për një muaj, por objektivi kryesor ishte ta mbaja fëmijën sa më gjatë. M’u desh vetëm ta mbaja”, ka thënë ajo.