Princesha e Uellsit tregoi finesën e saj të enjten teksa vizitoi Scarborough me princin William. Teksa takohej me publikun, Kate Middleton pati një incident të vogël kur këpuca e saj ngeci në barin me baltë. Mirëpo, pavarësisht kësaj, ajo u largua me një buzëqeshje në fytyrë sikur mos të kishte ndodhur asgjë.
Princesha e Uellsit ka pasur probleme me këpucët edhe në të kaluarën, pasi në vitin 2013 në një ngjarje të Ditës së Shën Patrikut në Mons Barracks Aldershot, thembra e saj ngeci në një grilë. Kate iu desh të mbështetej në shpatullën e burrit të saj përpara se të vazhdonte të ecte. Të gjithave na ka ndodhur të paktën njëherë kjo situatë.








