Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan këtë vit në një ceremoni sekrete në Las Vegas, por historia e tyre daton shumë vite më parë. Deri më tani, nuk e kishim idenë sesi ndodhi ribashkimi i tyre pasi filluan të takoheshin edhe një herë pas shumë vitesh. Ata të dy u martuan dhe patën fëmijë me personazhe të tjerë të famshëm, por gjetën rrugën e tyre tek njëri-tjetri. Jennifer Lopez ka treguar së fundmi se ishte Ben Affleck ai që kontaktoi përsëri përmes një emaili. Ai i kishte shkruar se kishte folur për të gjatë një interviste pas përfundimit të marrëdhënies së tij me Ana de Armas. Pas marrjes së emailit të parë nga Beni, çifti nuk pushoi kurrë së komunikuari dhe më në fund filluan të shoqëroheshin. Kështu romanca e tyre u rindez sërish. “Kur u rilidhëm, ato ndjenja për mua ishin ende shumë reale. Nuk ua rekomandoj këtë të gjithëve. Ndonjëherë nuk keni më interes të njëjtë për njëri-tjetrin, ose thjesht rriteni në drejtime të ndryshe”, tha J.Lo për “Vogue”.








