Ronela Hajati flet gjithmonë hapur dhe kështu ka vepruar edhe këtë herë. Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja e cila na përfaqësoi në Eurovision shprehet se momentalisht nuk do të dashur. Madje kërkon t’i qëndrojnë larg ata që duan vëmendjen dhe kohën e saj. Të vetmet gjërat që do Ronela tani janë shëndet dhe punë.
“Të dashur nuk dua, larg mundësisht nga jeta ime ti xhind që dëshiron të marrësh vëmendje dhe kohë… Unë dua vetëm shëndet dhe punë.”, shkruan ajo.









